Problemi Toyota, deshmon presidenti kompanise
19/02/2010 02:50
Presidenti i liderit te prodhimit te automjeteve, Toyota, Akio Toyoda pranoi nje kerkese formale per te deshmuar para “House Committee” ne Uashington e cila ka nisur hetimet ne lidhje me problemet ne makinat Toyota.
Kerkesa u dergua prej kongresmenit Edolphus Towns i cili menjehere pas pranimit te saj prej Toyodas shprehu kenaqesine duke thene se ishte i sigurt qe presidenti i Toyota-s do te sqaronte amerikanet se terheqja e makinave prej tregut u krye per sigurine e tyre.
Problemet me makinat Toyota u shfaqen me pedalin e frenave dhe te gazit. Terheqja nga tregu e nje sasie prej 8.2 milion makinash detyroi Kongresin amerikan te nise nje hetim i cili synon mbrojtjen e amerikaneve.
Top Channel