Parisi: Me shume determinim kunder Teheranit
19/02/2010 18:15
Franca kerkon nga komuniteti nderkombetar me shume determinim ndaj programit per pasurimin e uraniumit te Iranit.
Reagimi ka ardhur pas publikimit te raportit te Agjencise Nderkombetare per Energjine Berthamore, i cili nenvizon tentativat e Iranit per te ndertuar arme berthamore.
“Dokumenti konfirmon shqetesimet e komunitetit nderkombetar dhe tregon urgjencen per te vepruar me ashper kunder Teheranit”, thuhet ne reagimin e Parisit.
Top Channel