Obama-Dalai Lama, “terbohet” Pekini

19/02/2010 00:50

Ministria e Jashtme kineze ne nje note proteste ndaj Uashingtonit shpreh “pakenaqesine e saj te thelle” ne lidhje me takimin mes presidentit amerikan Barak Obama dhe liderit shpirteror tibetian, Dalai Lama.

Ne deklaraten e saj diplomacia e larte te vendit komunist shprehet se takimi mes Obames dhe Dalai Lames shkel zotimin e Shteteve te Bashkuara per te mos mbeshtetur pavaresine e Tibetit.

Megjithate Pekini zyrtar ne reagimin e tij nuk paralajmeron ndonje tensionim te metejshem ne marredheniet me SHBA-en.

Reagimi erdhi pas pritjes qe presidenti Obama rezervoi per liderin tibetian Dalai Lama, ne Dhomen e Hartave dhe jo ne ate Ovale e cila perdoret per te pritur zyrtaret e larte shteterore.

Top Channel