Niger, rikthehet qetesia ne Niamej

19/02/2010 12:45

Ne Niger, automjete te blinduara dhe fuoristrada ushtarake te armatosura me mitraloze jane vendosur ne lagjen qendrore te Niamejit.

Qetesia duket se eshte rikthyer pas luftimeve te dites se djeshme dhe grushtit te shtetit qe rrezoi presidentin Mamadou Tandja.

Regjimi ushtarak qe ka ardhur ne pushtet, i udhehequr nga koloneli Goukoye Abdoulakarim, ka mbyllur kufijte dhe ka vendosur shtetrrethimin.

Nderkohe, presidenti i rrezuar dyshohet se eshte mbyllur ne nje kazerme ushtarake, jo shume larg kryeqytetit Niamej.

Top Channel