Mburoja, Rusia kerkon sqarime nga Bullgaria

19/02/2010 08:55

Moska ka ftuar Bullgarine qe te sqaroje “qellimin dhe permbajtjen” e bisedimeve te saj me Shtetet e Bashkuara mbi mburojen anti-rakete.

Lajmin e ben te ditur agjencia ruse “Interfax”, sipas te ciles ministri i Jashtem Sergei Lavrov i ka derguar Sofias nje kerkese zyrtare per sqarime mbi bisedimet me Uashingtonin, per vendosjen e elementeve te mburojes anti-rakete ne Evropen lindore.

Bullgaria, por edhe Rumania, kane shfaqur disa here gatishmerine e tyre per te mbajtur ne territorin perkates elemente te mburojes amerikane anti-rakete, qe me pare ishte planifikuar te ngrihej ne Ceki dhe Poloni.

Top Channel