
Kush thote se parate nuk te shpetojne jeten, e ka gabim. Kete mund ta vertetoje nje skiator gjerman qe ka qendruar per 6 ore ne akujt e maleve austriake ne temperaturen -18 grade.
Ai eshte shpetuar nga nje kartmonedhe 20 euro te cilen e ndezi duke terhequr vemendjen e nje ekipi shpetimi. I lodhur pas nje dite mbi ski, 22 vjecari Dominik Podolsky nga Mynihu vendosi ta zbriste malin me kembe, por papritur u rrezua ne nje grope.
Pa celular ne perdorim, ai bertiti per disa minuta, por askush nuk e degjoi. Per t’u ngrohur dhe per te terhequr vemendjen ndezi 6 kartmonedhat 20 euroshe qe i kishin mbetur ne portofol. Kur i kishte ngelur edhe kartmonedha e fundit, flaka e zbehet terhoqi vemendjen e forcave te shpetimit qe e transportuan menjehere ne spital, duke i shpetuar jeten.
Top Channel