Afganistan, marinsat marrin bazen talebane

19/02/2010 22:50

Vazhdon ofensiva e forcave nderkombetare ne krahinen e Marjahut ne jug te Afganistanit.

Shtabi i NATO-s njofton se pas nje shkembimi zjarri qe zgjati disa ore marinsat amerikane arriten te vene nen kontroll komanden rajonale te talebaneve, ku u sekuestruan foto te talebaneve bashke me armet e tyre, dhjetra dokumente vendase si dhe diploma ushtarake te leshuara nga nje kamp stervitor ne Pakistan.

Sipas aleateve operacioni ne Marjah ishte pjese e ofensives me te madhe qe nga 2001-shi ne Afganistan, ofensive kjo e ndermarre ne krahinen e Helmandit e quajtur ndryshe si “fortesa e fundit talebane”.

Top Channel