
Nuk kane te sosur telashet per gjigantin e prodhimit te automjeteve, Tojota.
Pas terheqjes se qindra mire automjeteve nga tregu kompania eshte vene nen hetim ne Shtetet e Bashkuara per shkak te ankesave per defekte ne disa automjete te modelit Corolla.
Kostoja e demit te shkaktuar nga keto ngjarje ka shkuar ne 31 miliarde dollare.
Nje zyrtar i Toyota-s tha se detajet e asaj se cfare nuk ishte ne rregull ishin ende te paqarta dhe deri me tani ka patur me pak se 100 ankesa.
Ne muajt e fundit, Toyota ka thirrur me shume se 8 milione makina ne gjithe boten me probleme te ndryshme duke i dhene nje goditje te forte reputacionit te kompanise.
Presidenti i Toyota-s, Akio Toyoda doli para gazetareve duke thene se kompania e tij nuk ishte perpjekur te fshihte problemet e sigurise. Presidenti tha se kompania gjithashtu po kontaktonte pronare te markave Sai dhe Lexus qe shiten ne Japoni dhe Ameriken e Veriut.
Top Channel