 Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
																		
					
					
					
						Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping						 
								
			Lideri shpirteror i Tibetit, Dalai Lama u takua me presidentin Barack Obama ne Shtepine e Bardhe, pavaresisht kundershtise se Pekinit.
Takimi u zhvillua me dyer te mbyllura ne Dhomen e Hartave, dhe jo ne ate Ovale ku zakonisht kreu i Shtepise se Bardhe pret kreret shteterore.
Bisedimet mes tyre vijne ndersa jane shtuar tensionet ne marredheniet mes Kines dhe Shteteve te Bashkuara, sa i takon shitjes se armeve Tajvanit, akuzave per spiunazh dhe marreveshjeve tregtare.
Kina, e cila e konsideron Dalai Lamen si separatist, paralajmeroi se takimi do te minoje marredheniet mes dy vendeve.
I derguari special i Dalai Lames tha se eshte shume e rendesishme qe takimi po ndodh. Sipas tij, Dalai Lama do t’i kerkoje bashkebiseduesit gjetjen e nje zgjidhjeje per ceshtjen e Tibetit qe te jete ne favor te popullit te tibetian dhe atij kinez.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibs, javen e kaluar mbrojti vendimin per te pritur Dalai Lamen duke e cilesuar nje udheheqes te respektuar nderkombetar. Udheheqesi shpirteror do te bisedoje edhe me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Clinton.
Top Channel