Nevila Nika, e shkuara eshte e ardhmja e saj

18/02/2010 19:05

Duket sikur jeten e ka te lidhur me ndertesen e arkivit. Ka nisur pune ne kete institucion qe ne vitin 1976, ndersa kishte mbaruar studimet e larta per Histori.

Per me shume se 29 vjet shetiti brenda ketij institucioni ne sektore te ndryshem, duke pranuar te bente edhe punen e ”hamallit”, sic thote ajo, edhe ate te studiuesit shkencor. Fale nje pune te gjate dhe te palodhshme me skedat e arkivit, ajo eshte autore e shume librave qe sot i mbajne ne duar lexuesit shqiptare dhe ata te huaj. Kataloge, guida ne gjuhen shqipe dhe te huaj, botime dokumentare, ekspozita, emisione televizive dhe radiofonike, jane i gjithe aktiviteti i saj neper vite.

Me materiale te grumbulluara nga familjet shkodrane ne menyre te drejte, apo te terthorte, ky liber eshte shume i rendesishem per te, i cili permban dokumente ne gjuhen franceze nga personalitete. Ne kopertinen e tij eshte stampuar, “Pasaporta e pare europiane e nje shqiptari, Pjer Curcia”, dokument qe i  perket vitit 1811, e shkruar ne dy gjuhe, frengjisht dhe gjermanisht.

I publikuar si botim dy vjet me pare dhe i njohur ne publik per kete fakt, Nevila riperserit te njejtat fjale, sikur puna e saj te kishte dale ne drite pikerisht sot. Prej vitit 2005 ajo drejton Arkivin Shteteror  duke i dhene ketij insitucioni nje fytyre te re ne forme dhe permbajtje.

E rritur me frymen e historise, Nevila Nika e quan historinë një pjesë të rëndësishme të vetes. Perkthime, transkriptime nga gjuha e vjeter shqipe, nje pune qe kerkon vullnet, perqendrim dhe ritem. Gjithmone ne kerkim, me ditet e ngarkuara, me biseda e takime, Nevila Nika nuk e kthen koken mbrapa, domosdoshmerisht per te duhet te ndodhe dicka e re.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel