
Rrugetimi drejt lugines nuk eshte i lehte. Shirat e fundit por edhe nje perrua qe lag shtegun, e bejne edhe me te veshtire ngjitjen drejt pikes se vdekjes.
Tanush Mulleti ka vite qe nuk shkel ne lugine. Arsyeja qe ai rikthehet ne kete vend eshte lajmi i gjetjes se nje varreze masive me eshtra te mbetura nga ish regjimi totalitar. Ai vjen ketu pasi ka nje amanet per te plotesuar. Xhelal Koprenca ish i burgosur politik, eshte pushkatuar ne vitin 1979 dhe familja nuk ka ende nje varr per te vendosur lule. “Kur ndryshoi sistemi ne nuk ishim te pergatitiur per kete pune. Heren e pare kam ardhur ne vitin ‘93 dhe me pas ne ‘94 dhe ‘95”, thote Tanushi. Ai ka 20 vite qe kerkon eshtrat e mikut te familjes dhe nuk ka lene vend ne Shqiperi pa kerkuar.
Zona ku jane gjetur eshtrat e fundit gjendet e rrethuar. Me pare nuk ishte keshtu. Ketu cdo cep i kodrave eshte rrahur me pellembe. “Ja ketu kemi germuar, por nuk kemi patur sukses sepse ne shkonim pa e ditur. Ata qe njihnin zyrtare te regjimit edhe i gjenin, kurse te tjeret vinin kot verdalle”, shton Tanushi. Lugina ne kembet e Dajtit nuk eshte i vetmi vend, ku familjaret kerkojne eshtrat e te afermve. Ne nje fushe, ku tani kane mbire pallatet, eshte germuar pellembe per pellembe.
“Me cfare nuk kemi germuar. Nuk kemi lene vend. Vinin zera qe na thoshin germo atje dhe shkonim”, pohon ai. Tanushi nuk do reshte se kerkuari. Amaneti do cuar ne fund. Ai e di qe do jete shume e veshtire. Ne fund, ne mungese te eshtrave, ai kerkon te pakten nje memorial. “Jam lodhur shume duke kerkuar. Kam kerkuar sa majtas dhe djathtas. Ajo qe kerkojme eshte te kete nje memorial, nuk duam shume”, perfundon ai.
Top Channel