
Ne Zvicer ka marre jete nje projekt per makinat qytetese te se ardhmes.
Ato mund te karikohen brenda nje vagoni treni dhe mund te pershkojne distanca te vogla brenda qytetit. Makina UC? e ngjashme me Smart-in dhe me format e Fiat 500, ka dy vende dhe mund te futet ne nje vagon treni per t’u karikuar me energji.
Ideja per te integruar transportin publik me ate individual duhet te sherbeje vetem per levizjet e shkurtra urbane, pasi per te mbuluar distancat e medha do vazhdojne te sherbejne trenat. Vendi per automjetin e gjate 2.7 metra mund te prenotohet me ane te internetit dhe ndersa udhetoni ne tren duke pershkuar distanca te medha, me te mberritur ne destinacion, mund te hiqni makinen nga karikimi, njelloj si nje celular, per ta perdorur ne rruget e ngushta dhe me trafik.
Baterite e makines garantojne nje shpejtesi deri ne 120 km/h. Projektuesi i kesaj makine eshte Frank Rinderknecht, ndersa prezantimi i saj eshte bere ne Sallonin e Gjeneves.
Top Channel