
Faraoni i famshem Tutankhamun kishte nje kembe te deformuar, ecte me ndihmen e nje shkopi dhe kishte tipare te nje femre.
Keto te dhena te reja qe do te futen ne histori jane marre nga analizat e testeve te ADN-se te kryera nga disa studiues italiane, gjermane dhe egjiptiane ne 11 mumje, perfshire edhe ate te sovranit-femije, qe vdiq ne moshen 19-vjecare per shkak te nje frakture ne kocke qe dobesoi sistemin e tij imunitar dhe qe si rrjedhoje e beri ate te mos perballonte semundjen e malarjes.
Problemet me ecjen e faraonit u zbuluan pasi ne varrin e tij u gjeten bastunj. Deformimi i kockave mund te kete qene nje problem i lindur ose i shkaktuar nga nje frakture e menjehershme, por shkencetaret nuk japin ende nje version perfundimtar.
Tutankhamun ishte ne pushtet nga viti 1341 deri ne vitin 1323 para Krishtit. Ai kishte baba Akhenatonin, i cili tranformoi radikalisht fene ne egjiptin e Lashte dhe nene, motren e tij.
Ne varrin e faraonit jane gjetur edhe dy bebe, qe mesa duket kane qene femijet e tij, por qe kane vdekur menjehere pas lindjes.
Top Channel