
Maqedonia, e cila ndodhet nen presionin e Evropes per zgjidhjen e ceshtjes se emrit, ka ndermend t’i kerkoje ndihme kesaj te fundit per t’i dhene fund kontestit me Greqine.
Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski, ne prag te vizites qe nje grup zyrtaresh evropiane, mes te cileve komisioneri Fule, do te bejne ne Shkup.
“Per shkak te qendrimeve ekstremiste te Greqise do te kerkohet ndihme evropiane. Me ndikimin e zonjes Ashton dhe me ate te presidentit te KE mund te arrihet nje zgjidhje”, ka pohuar Milloshoski.
Presionet ndaj Maqedonise per zgjidhjen e kontestit te emrit po shtohen, ne vecanti tani kur ndermjetesi i OKB-se Metju Nimic do te vizitoje Athinen dhe Shkupin.
Top Channel