Zbritet nga avioni ishte shume i shendoshe
16/02/2010 10:00
Regjisori Kevin Smith eshte zbritur nga avioni i Southwest Airlines, pasi ishte shume i shendoshe.
Gjithe cfare ka ndodhur ai e ka vene ne web, duke shprehur shqetesimin e tij te madh.
Kineasti i “Chasing Amy” dhe “Dogma” ka shkruar ne Twitter se eshte zbritur ne toke per shkak te peshes se tij dhe se me pas kompania ajrore ka kerkuar ndjese.
Smith ishte drejtuar nga Oakland ne Burbank kur dikush ne bord ka denoncuar se ai ishte shume i shendoshe dhe kishte zene shume vend.
Top Channel