
Kreu i shtetit, Bamir Topi, flet per rrugen e re ne te cilen po ecin marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Serbise.
“Natyrisht çdo politikan, çdo shtet duhet te beje detyrat e veta, qe t’i kontribuoje paqes dhe dialogut rajonal. Ne inkurajojme dialogun dhe natyrisht jemi kritike aty ku ky dialog cenohet nga deklarata ultranacionaliste dhe kjo eshte deshmuar edhe ne tryezat e zhvilluara kohe me pare, ku eshte pare edhe nje tendence e shprehur e politikes serbe per t’u kthyer ne retorikat ultranacionaliste”, u shpreh Topi ne nje interviste per “Kosovapress”.
Ne disa raste, vijoi ai, jane kundershtuar nga nje politike e moderuar e lidereve te tjere te rajonit, pra, rajoni yne sot duhet te imponoje qe mentalitete te vjetra te lidhura me retorika te betejave, qe u kane shkaktuar shume drama popujve te Ballkanit, patjeter te dalin jashte mode dhe te gjithe se bashku t’i afrohen nje politike te bashkepunimit ne interes te vendeve dhe popujve tane.
“Ne inkurajojme nje fryme bashkepunimi me te gjitha vendet, por, nga ana tjeter, japim edhe qendrimin tone te qarte. Askush nuk mund te beje politike me ambiguitet, pra me dy linja. Ne rast se ne inkurajojme qe edhe Serbia te behet pjese e botes europiane, ajo duhet te pranoje edhe vendimet qe ka marre bashkesia europiane, te njohe Kosoven si shtet te lire, sovran, te pavarur”, u shpreh Topi.
Sipas tij, nuk mund te kete politika te dyfishta, ku nga njera ane kerkon te anetaresohesh ne BE, nga ana tjeter kundershton politikat e komunitetit europian, qe kane te bejne me Kosoven.
Top Channel