Thaci: Riformatimi i qeverise ka filluar
16/02/2010 13:45
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se ndryshimet e pritura ne radhet e qeverise se tij kane filluar.
“Riformatimi i qeverise ka filluar nga doreheqja ime si deputet ne Kuvendin e Kosoves dhe do te vazhdoje me hapa graduale, te matur dhe efektive”, ka pohuar Thaci.
Sipas tij, ky riformatim do te konsistoje ne integrimin e njerezve nga kategori te ndryshme te popullsise ne institucionet e Kosoves.
Me tej Thaci ka hedhur poshte zerat per prishjen e koalicionit me LDK-ne, duke theksuar se marredheniet me kete parti vijojne normalisht.
“Ne kemi nje bashkepunim te shkelqyer me partnerin e koalicionit, i cili eshte efikas ne punen e tij dhe ne mbajtjen e pergjegjesive”, ka shtuar Thaci.
Top Channel