Ambasadori austriak ne Prishtine, Wolfgang Petrisch ka deklaruar se Kosova nuk eshte nje ceshtje e zgjidhur plotesisht edhe pse eshte shpallur e pavarur.

“Kosova eshte nje projekt i paperfunduar plotesisht, pasi ende nuk eshte bere anetare e Kombeve te Bashkuara dhe disa organizmave te tjere nderkombetare”, ka pohuar Petrisch, i cili gjithesesi ka vleresuar se ky proces nuk eshte teresisht ne duart e Kosoves.

Sipas diplomatit te Vjenes, ceshtja e Kosoves, por edhe e vendeve te tjera te rajonit, do te zgjidhej me anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

“Nje zgjidhje perfundimtare e problemit te Kosoves do te vije vetem brenda kornizave te Bashkimit Evropian me integrimin e Kosoves dhe Serbise ne BE”, ka pohuar Petrisch.

Persa i perket vendimit te GJND-se, ai ka shprehur bindjen se ai do te jete ne favor si te Serbise ashtu edhe Kosoves.

Top Channel