Pasioni i shqiptareve per armet

16/02/2010 18:50

Arma per te eshte nje mik i besuar qe e shoqeron prej 23 vitesh, prej fillimit te karrieres se tij profesionale.

Gani Ganellari ben nje pune e cila nuk kuptohet pa pistoleten e tij, te cilen e ruan dhe kujdeset me shume pergjegjesi. Ai eshte nje punonjes policie. “Kujdesem sepse pakujdesia me e vogel mund te shkaktoje tragjedi”, shprehet ai. Pushteti i armes eshte absolut. Ganiu, tregon se pistoleta ka qene per te ndjenja e sigurise se perhershme, ne pune e jashte saj.

“Ne vetvete eshte e bukur po aq sa e rrezikshme. Qe ne momentin e pare qe jam veshur polic, arma eshte gjeja e pare qe te jepet”, shton Ganiu. Ne polici pushetin e ndajne te gjithe njesoj. Por, Ganiu ben pjese tek ajo klase efektivesh, te cilet kujdesin per amen e kthen motiv te dites ne pune.

Ai ka nje raport shume te ngushte me armen, po aq sa edhe te kufizuar. “Kam 23 vjet qe ushtroj detyren, por armen s’e kam perdorur asnjehere”, pohon ai. Zoteron nje arme, te cile kurre nuk e ka perdorur. Per Ganiun ky eshte fat. Megjithate, ne nje shoqeri ku armembajtja eshte e ndaluar, ai i perket te pakteve qe u lejohet ajo. Ligji aktual u kufizon qytetareve te thjeshte te drejten per te pasur nje arme zjarri.

Sipas shefit te Komisariatit nr.3 ne Tirane, Nazmi Shuli, armembajtja u lejohet vetem policeve dhe deputeteve. “Qyetaret e thjeshte nuk kane mundesi te sigurojne arme. Lejohen per qytetaret e thjeshte vetem armet e gjahut”, sakteson ai.

Si popull me histori te gjate lufterash, shqiptaret kane mbetur admirues te patjetersueshem te armeve. Pasion, i cili duket se gjen nje valvul shkarkimi ne sportin e ligjshem te gjahut. Pune, vetembrojtje, apo argetim, amet duket se kane kuptime te ndryshme per njerez te ndryshem. Ajo qe eshte e njejte per te gjithe, eshte ndjenja e pushtetit qe u jep atyre pronesia mbi keto arme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel