Mesazhet, alfabeti Mors mund SMS-te

16/02/2010 11:45

Kodi i vjeter Mors ka mundur ne shpejtesi dergimin e sms-ve. Eksperimenti eshte bere ne nje televizion amerikan, ne nje shfaqje te drejtuar nga prezantuesi i njohur Jay Leno.

Leno ka ftuar ne studion e tij dy djemte me te shpejte te Shteteve te Bashkuara ne dergimin e sms-ve, te cilet i ka vendosur perballe dy veteraneve te alfabetit Mors.

Dy grupet duhet te transmetonin nje tekst te caktuar dhe veteranet e kodit Mors ua kane kaluar djemve te sms-ve, duke e derguar mesazhin shume kohe perpara tyre.

Top Channel