Zelande e Re, ngordhin 28 balena

15/02/2010 08:10

Nje tjeter tragjedi ka prekur faunen e Zelandes se Re ku 28 balena kane ngordhur ne afersi te ishullit Stewart.

Kafshet detare jane gjetur ne nje zone te ngushte dhe ne momentin qe animalistet kane nderhyre, 9 prej tyre kishin ngordhur. Nderkohe, era e forte dhe moti i keq ka penguar nderhyrjen e njerezve per te ndihmuar balenat e tjera, te cilat nuk kane mundur te mbijetojne.

Kjo nuk eshte hera e pare qe ne brigjet e Zelandes se Re gjenden balena te ngordhura pasi edhe ne te shkuaren, animalistet kane dhene alarmin per numrin e larte te vdekshmerise se gjitareve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta