Edhe pak minuta dhe ora e peste e mesimit eshte drejt fundit. Mira Kasa eshte duke pritur me padurim qe djali i saj te perfundoje mesimin. Me ne fund Migeni duket ne oborr.
Pritja ne deren e shkolles eshte nje ritual qe Mira e kryen rregullisht, por qe eshte shpeshtuar edhe me shume vitet e fundit.
Sot te dy nene e bir do te shetisin. Migeni ka nje raport te vecante me nenen e tij. Marredhenia mes tyre eshte perforcuar pas semndjes se rende qe nena e tij kaloi.
“Ne maj te 2006-es, nje dite e lodhshme pune, futem per te bere banje dhe konstatoje dicka ne gji. Njoftoj te afermit e mi per cka me kishte ndodhur dhe i drejtohem mjekes. Vizita ishte shume e veshtire per mua. Perballesha me dicka te panjohur”, rrefen Mira.
Ajo ka luftuar gjate me kancerin. Mjekja gjinekologe, Ervehe Dervishi tregon se pacientja e saj ishte nje grua shume e forte e cila perballoi me shume sukses semundjen.
“Kur Mira erdhi per here te pare tek mua, me tregoi historine e saj dhe une u ndjeva shume ngushte. Femrat jane me shume kurajoze. Nese atyre u garanton se do te jetojne gjate dhe do te rrisin femijen, per to eshte ne rregull”, thote Erveheja.
Rezultati i biopsise ka qene momenti me i veshtire, por edhe me i lumtur per Miren. Ajo rrefen ato momente kur sekondat te duken vite te tera.
“Gjithmone mendja te shkon tek e keqja. Mendon se si jeta jote mori fund. Plus qe ne ate kohe kisha nje femije te vogel dhe mendja tek ai me rrinte, thosha se si do ta le vetem”, tregon Mira.
Me pas gjithcka ka qene nje beteje e vertete. Deshira per te jetuar e beri kete grua qe te mos mposhtet, por te luftoje deri ne fund.
“Kur mora vesh qe gjithcka me shkoi mire per mua cdo gje ishte ne rregull”, thote Mira.
Ajo luftoi dy vite me semundjen dhe ne fund arriti te dale fitimtare. Tashme ajo ka nje jete te qete dhe te perkushtuar pas familjes.
Top Channel