Partia e Nexhat Dacit, Lidhja Demokratike e Dardanise ka akuzuar serish kabinetin e Hashim Thacit per nje qeverisje te deshtuar.

“Duke pare katastrofen sociale qe po mbreteron ne Kosove, mund te themi se qeveria ka deshtuar ne hapat e saj, te cilat kane qene ne dem te qytetareve”, eshte thene ne mbledhjen e kryesise se LDD-se.

Anetaret e partise jane shprehur njezeri se qeveria e Kosoves ka nevoje per ndryshime rrenjesore ne menyre qe te mundesohet zhvillimi per nje jete normale.

Me tej, ata kane vleresuar maksimalisht dergimin e fteses per koalicion parazgjedhor partise se presidentit Sejdiu, LDK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA