Sekretari shteteror ne Ministrine serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic ka deklaruar se plani i qeverise se Kosoves per integrimin e veriut nuk ka gjasa qe te funksionoje.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Ivanovic eshte shprehur se Kosova eshte pjese e Serbise dhe per rrjedhoje nuk ka nevoje per nje plan integrimi.

“Nje strategji e tille nuk ka vend ne kete situate, pasi nuk behet fjale per nje vend tjeter. Ne nuk e njohim pavaresine e Kosoves. Eshte e vertete qe nje pjese e serbeve kane marre pjese ne zgjedhjet lokale, por te mos kujtojme se kjo gje nenkupton njohjen e Kosoves”, ka pohuar Ivanovic.

Ai ka theksuar se ky plan nuk eshte rruga e duhur per te zgjidhur problemin e veriut te Mitrovices dhe ka shprehur bindjen e tij se ai do te deshtoje.

“Plani per integrimin nuk ka mundesi qe te zbatohet. Kjo eshte nje rruge e gabuar dhe nuk do te kete sukses”, ka shtuar Ivanovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA