“Tingulli i qetesise”, truri e percepton pa zhurma

13/02/2010 17:05

Kur gjithcka qe na rrethon bie ne qetesi, truri jone fillon te perceptoje “tingullin e heshtjes”.

Truri eshte i perbere nga disa neurone qe aktivizohen ne momentin kur ka qetesi totale dhe ne kete menyre transporton sinjalin e qetesise nga veshi deri ne kore. Ketu, mesazhi i qetesise regjistrohet si nje gjuhe e vecante, e pamendueshme per te ndare nje fjale nga tjetra dhe per t’i dhene kuptim nje bashkebisedimi.

Kapaciteti i trurit per te degjuar “tingullin e heshtjes” eshte zbuluar nga psikologu Michael Wehr ne Universitetin e Oregon. Rezultatet e papritura jane arritur pas eksperimenteve me minjte, te monitoruar nga disa eletroda ne koke.

“Imagjino sikur gjendesh ne nje vend me zhurme dhe te ndiqni ate qe ju flet. Te ndani zerin e tij nga zhurma, eshte dicka banale”, shprehet Wehr. Te degjosh qetesine eshte shume e rendesishme per t’u dhene nje kuptim tingujve. “Personat qe kane probleme me degjimin e kane te veshtire te ndjekin nje bisede sepse zhurma eshte me e madhe ne veshet e tyre”, shton psikologu.

Top Channel