Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Nje grup nderkombetar shkencetaresh ka arritur te kodifikoje pasurine gjenetike te nje paraardhesi te njerezimit qe ka jetuar rreth 4 mije vjet me pare, i quajtur Inuk.
Eshtrat e tij u gjeten ne vitin 1986 ne ishullin Qeqertasusuk ne Groenlande ku ai vdiq per shkaqe qe nuk jane zbardhur ende dhe ato jane ekspozuar ne Muzeun Kombetar te Danimarkes.
Ekipi i eksperteve i udhehequr nga Eske Willerslev dhe Morten Rasmussen, kane analizuar gjate eshtrat dhe kane krijuar harten e ADN-se, duke skicuar fytyren e mundshme te njeriut Inuk qe i perkiste popullsise Sakak te emigruar nga Siberia rreth 5 mije vjet me pare. Analiza gjenetike del ne perfundimin se lekura e tij ishte e erret dhe syte geshtenje, ashtu si edhe floket. Inuk ushqehej me zogj detare dhe mish foke, ndersa grupin e gjakut e kishte A+.
Top Channel