
Shpresa Bardhi eshte nje grua e zakonshme fshati. E devotshme dhe punetore, aq sa rutinen e puneve te saj e nis ore te tera perpara se te zbardhe dita.
“Ngrihem cdo dite ne oren 4, mjel lopet dhe bej gati qumeshtin”, thote ajo. Jeton ne fshatin Menike, shume pak kilometra larg Tiranes. Por mundesite e kufizuara per jetese ne kete vend te paurbanizuar e kane detyruar gruan 55 vjecare te beje sakrifica te medha ne jeten e saj. Cdo dite Shpresa udheton drejt Tiranes, aty ku klientet presin cdo mengjes qumeshtin prej saj.
Shpresa vazhdon te ece e vetme ne erresire per nje kohe te gjate. “Eci 20 minuta ne kembe, rruga eshte e keqe, ura eshte vetem per kembesore. Pastaj pres fugonin qe vjen na merr ne rruge”, shton ajo. Tashme qe mberrin tek ura, rruga nuk do te zgjase edhe shume. Dhe ja ku u bashkohet buze asfaltit bashkefshatareve saj, te clet ndajne me te, te njejten sakrifikce. Rugetimi deri ketu nuk ka qene i lehte. “Jam lodhur. Me 20 kile peshe ne krah per nje grua te moshes sime nuk eshte e lehte. Po c’te bej?”, thote Shpresa.
Shperndarja e qumeshtit ne nje lagje qytetese eshte nje rutine sfilitese per gruan qe mban edhe shume detyrime te tjera mbi supe. Por me kete pune Shpresa i siguron shtepise burimin kryesor te te ardhurave. “Kam 20 vjet qe shes qumesht, qe kur eshte prishur kooperativa. Sjell cdo dite 10-15 shishe. Me ato qe fitoj mbaj shtepine. Ja me keto canta i kam martuar te 4 vajzat”, thekson ajo. Puna e mengjesit perfundoi. Tashme Shpresa do te kthehet ne fshat, aty ku dita per te sapo ka filluar.
Top Channel