E keni pyetur ndonjehere veten se perse ka njerez qe ngjajne gjithmone 10 vjet me te rinj se c’jane? Po per te tjere qe tregojne me te vjeter nga mosha qe kane?
Nje pyetje te ciles shkencetaret angleze kane arritur t’i japin nje pergjigje te pjesshme duke gjetur te ashtuquajturin “geni i Piter Panit”, edhe pse nuk ka asnje dyshim se nuk eshte vetem nje gen i vetem nga i cili varet pamja fizike e njerezve, por edhe stili i jetes se tij, alkooli apo duhani.
Megjithate kerkimi i studiuesve te Universitetit te Leicester te publikuar ne “Nature Genetics”, vlen per t’u marre ne konsiderate.
Ata kane arritur te vene ne pah ndryshimet mes moshes kronologjike dhe asaj biologjike, duke i zbuluar fale nje analize te thjesht gjaku.
Eshte vene re se individet qe perbajne nje variant te vecante gjenetik kane telomere (zona e fundit te kromozomit) me te shkurter: me fjale te tjera rezultojne biologjikisht me te vjeter ne krahasim me moshataret e tyre.
Studimi eshte shume i rendesishem pasi hape rruge te reja ne prodhimin e medikamenteve qe ngadalesojne plakjen dhe forcojne zemren dhe trurin.
Top Channel