Ne muajin maj, ne Gjeneve do dale ne ankand pulla postare me e kushtueshme ne bote.
Behet fjale per “treskilling”, nje pulle suedeze me ngjyre te verdhe, e cila u bLe ne vitin 2006 per rreth 2 milione dollare nga shtepia e ankandeve ne Zvicer, “David Feldman”. Kjo pulle ka nje vlere te vecante, pasi ne vitin 1854 Suedia hodhi ne treg nje linje pullash te bardha, por gabimisht, linja e prodhimit nxorri ne treg pullen me ngjyre te verdhe, e cila eshte e vetme ne llojin e saj.
Ne vitin 1886 ajo ra ne doren e djaloshit Georg Wilhelm Backman, i cili ia shiti vetem per disa korona nje filatelisti. Qe prej asaj kohe, vlera e pulles postare ka njohur vetem rritje. Ne ankandin e majit, “treskilling” do te ofrohet bashke me nje cift pullash nga krahina e Toskanes ne Itali.
Top Channel