Diabeti, drejt pankreasit artificial
05/02/2010 09:25
E ardhmja e diabetit nuk do te jete me nje torture per pacientet. Atyre do u duhet vetem te mbajne me vete, ne xhep ose tek rripi, pankreasin e tyre artificial.
Pajisja gjate gjithe kohes do te mase glicemine dhe do te injektoje ne menyre autonome insulinen e nevojshme, pa qene nevoja qe pacienti te kryej asnje veprim.
Dhe duket se kjo e ardhme eshte duke ardhur me ritme te shpejta, pasi nje prototip i pankreasit sintetik eshte testuar ne tre klinika tek pacientet e rinj.
Sipas resvistes “The Lancet”, behet fjale per nje pajisje te ashtuquajtur “me qark te mbyllur” qe mat ne kohe reale glicemine e pacientit dhe kontrollon emetimin e insulines.
Top Channel