Nje ngjarje e rende shokon opinionin publik ne Teksas te SHBA-se ku nje vajze 12 vjecare eshte detyruar nga prinderit te jetoje per nje vit e mbyllur ne dollapin e shtepise.
Ajo mund te dilte nga hapesira e ngushte vetem per te ngrene, per te shkuar ne banje dhe ne shkolle. Ishte vellai i madh ai qe njoftoi sherbimet sociale, te cilet kane arritur te zbulojne vendin e ngushte ku jetonte 12 vjecarja.
Kur policia hyri ne shtepi, gjeti vogelushen Ines te mbyllur ne dollap, e cila nuk mund te dilte as gjate oreve te nates, ndersa detyrat i bente ne dollap, duke perfituar nga drita e paket qe hynte. Askush nuk kishte dyshuar per nje vit rresht, dhe sipas mjekeve, vajza ka fizikun e nje 9 vjecareje edhe pse eshte 3 vjet me e madhe.
Emri i minorenes eshte mbajtur sekret nga televizioni Channel 5, ndersa prinderit Alfredo dhe Leticia jane arrestuar nga policia. Mamaja tha para hetuesve se e mbyllte vajzen per shkak te deshires se saj te madhe per te ngrene gjithcka qe gjente ne frigorifer. Sherbimet sociale kane marre nen kujdestari 4 femijet e ciftit, ndersa dy prinderit duhet te paguajne 275 mije dollare garanci per lirimin me kusht.
Top Channel