Hapesire, perfundon era e NASA-s

03/02/2010 16:50

Kriza ekonomike qe ka perfshire SHBA-ne mund te shkaktoje nje reaksion zinxhir edhe edhe tek NASA-n, por kjo nuk do te thote se projektet hapesinore do ngelen ne kete pike.

Inisiativat private do marrin miratimin nga Agjencia Hapesinore, cka do te thote se jemi shume afer nisjes se nje ere te re. NASA nuk do jete me dominuese ne kete fushe sepse inisiativa e lire do veproje me kapacitet te plote per te shfrytezuar hapesiren.

Shembullin me konkret e shikojme ne marreveshjen 3.5 miliarde dollareshe mes NASA-s dhe dy kompanive, fillimisht per transportimin e materialeve dhe me pas te njerezve ne Stacionin Nderkombetar Hapesinor. “SpaceX” dhe “Orbital Sciences” jane dy kompanite qe kane investuar shume ne fushen e kerkimeve hapesinore.

“SpaceX” ka leshuar 5 here vektorin me te vogel te familjes, “Falcon1” dhe kete vit do prezantohet nje version qe lejon transportimin e 10 tone materialeve ne orbiten e Tokes. “Falcon 9” perbehet nga 9 motore dhe do te leshohet ne hapesire gjate muajve mars-maj. Nderkohe, “Orbital Science” po punon me vektore te ndryshem ku me kryesori eshte “Taurus II” qe do te perdoret per te hedhur satelite ne hapesire me nje mase deri ne 5 mije kg.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA