Vogelushi 9 muajsh Jacob, ka shpetuar fale nje fotografie te bere nga e ema e tij, e cila ka vene re dicka te cuditshme ne syrin e femijes.
Samantha eshte shqetesuar per syrin e majte te vogelushit, pasi ne foto ka vene re nje njolle te bardhe dhe ajo e ka cuar menjehere tek mjeket, te cilet kane konstatuar nje kancer ne organin pamor te femijes.
“Eshte nje femije i qete dhe i lumtur. Asnjehere nuk kisha menduar se mund te ishte semure kaq rende”, nis rrefimin Samantha. 23 vjecarja ka injoruar familjaret dhe miqte, te cilet mendonin se behej fjale thjesht per driten e flash-it te aparatit.
Madje edhe mjeku ka qene i te njejtit mendim, por ajo i shkoi ceshtjes deri ne fund dhe pasi kreu analizat e djalit, mesoi se ai vuante nga nje forme e rralle tumorale qe prek nje ne 20 mije femije.
Mjeket dolen ne perfundimin se kanceri kishte prekur gjithe syrin e majte dhe kishte filluar te perhapej edhe ne te djathtin. Femija po kurohet dhe mjeket jane optimiste per t’i shpetuar syrin. Keto forma tumorale jane te kurueshme ne 95 % te rasteve.
Top Channel