Ndalimi i celulareve nuk pakeson aksidentet

01/02/2010 16:00

Edhe pse ka prova te lidhjes mes bisedave telefonike dhe aksidenteve, ndalimi i perdorimit te celularit nuk pakeson numrin e perplasjeve ne rruge.

Perfundimin e ka nxjerre nje studim i nje kompanie amerikane te sigurimit, sipas te cilit edhe telefonatat me kufje dhe me ze te larte jane te rrezikshme.

“Highway Loss Data Institute” ka ekzaminuar te dhenat mbi aksidentet rrugore qe kane ndodhur ne kater shtete amerikane ne te cilat perdorimi i telefonave pa mjete ndihmese eshte i ndaluar: nuk ka asnje ndryshim te numrit te aksidenteve para dhe pas ndalimit me ligj.

Top Channel