Haiti, gjykim ne SHBA rrembyesve te femijeve
01/02/2010 18:45
Do te gjykohen ne SHBA 10 amerikanet, anetare te nje shoqate te krishtere, te arrestuar ne Haiti nen akuzen e rrembimit te 33 femijeve.
Lajmin e ka bere te ditur vete qeveria haitjane. Te arrestuarit, 5 burra dhe 5 gra me pasaporte amerikane, do te shfaqen sot para gjykates.
Ata u ndaluan ne kufirin mes Haitit dhe Republikes Domenikane teksa transportonin femijet dhe u thane autoriteteve se po i conin ne nje qender te posacme kujdesi.
Top Channel