Shitet ne ankand cigarja e Churchill

30/01/2010 14:35

Nje cigare e lene pergjysme nga Winston Churchill ne vitin 1941 eshte shitur ne nje ankand per 4500 sterlina, ose 5191 euro.

Ishte 22 gushti dhe trupat gjermane po hynin ne Leningrad. Kryeministri anglez duhet te merrte pjese ne nje mbledhje te rendesishme ne Downing Street.

Duke mos pasur kohe ta perfundonte cigaren qe po pinte ne ate moment, e braktisi. Ajo u mor nga nje sherbyes, i cili e mblodhi me nje leter dhe ia dha nje mikeshes se tij me mesazhin:

“Nje suvenir i vogel per te perkujtuar te ardhmen e nje prej njerezve me te medhenj qe ka pasur Anglia”.

Gruaja e kishte mbajtur cigaren deri ne vdekjen e saj, pas te ciles e mori e bija, qe vendosi ta shese.

Copa e cigares u ble nga nje koleksionist privat nga Norfolk. Mendohej se ajo do te shitej vetem per 350 sterlina.

Top Channel