Leopardet perkedhelin antilopen

30/01/2010 11:30

Kur nje antilope e vogel takoi tre leoparde te rinj, fati i saj duket tashme ishte i percaktuar.

Por ne fakt ndodhi krejt ndryshe. Leopardet luajten pak me kelyshin dhe me pas nisen ta perkedhelin me putrat e medha ne koke.

Kelyshi i antilopes u la i lire te largohej pa u shqetesuar dhe imazhet jane fotografuar Michel Denis-Huot ne muajin tetor gjate nje safari ne Masai Mara ne Kenia.

Antilopa e vogel duhet te falenderoje dhe nenen natyre, pasi ne ndryshim nga felinet e tjere, leopardet sigurojne ushqim vetem nje here ne dite, heret ne mengjes ose vone pasdite dhe kane nevoje te pushojne nga njeri vakt ne tjetrin.

Top Channel