Tenton te vjedhe pinguinin, arrestohet

29/01/2010 14:20

Tenton te vjedhe nga kopshti zoologjik nje pinguin, por ka rene ne prangat e policise.

Keshtu ka ndodhur ne Saiki te Japonise kur nje 24-vjecar tentoi te marre kafshen e gjate 50 centimetra ne “Nagasaki Bio Park”.

Fillimisht ai ka mohuar akuzen, por pasi u mor imtesisht ne pyetje i riu pranoi te kete patur si qellim grabitjen e pinguinit.

Banorja e kopshtit, nje femer e species Humboldt ka nje vlere ne treg prej 3200 euro.

Top Channel