
Kane kaluar 4 vjet qe nga lindja e tij dhe tashme ai eshte bere nje ari i madh por ndryshe nga bashkemoshataret e tij, deshira per t’u perkedhelur dhe per te luajtur, nuk i eshte venitur ende.
Behet fjale per ariun polar Knut qe beri buje ne vitin 2006 pasi u braktis nga e ema ne kopshtin zoologjik te Berlinit dhe u rrit nga njeriu. Njeriu qe eshte kujdesur me shume per te quhet Thomas Doerflein, me te cilin Knut kishte nje marredhenie te vecante, por ai nderroi jete ne vitin 2008 ne moshen 44 vjecare.
Ne vitin 2006, ariu terhoqi vemendjen e mijera turisteve, te cilet mbanin radhen vetem per ta pare disa minuta. Lindja e “yllit” ne kopshtin zoologjik te Berlinit ka terhequr edhe vemendjen e investuesve te ndryshem nga mbare bota.
Marka Knut eshte kthyer ne nje mjet shume te fuqishem marketingu, pasi ky emer eshte stampuar ne mijera bluza dhe kartolina. Per pronesine e kafshes arktike, pretendime pati edhe kopshti zoologjik i Neumenster, por Berlini pagoi plot 430 mije euro per ta mbajtur ariun. Knut jeton ne kafazin e tij bashke me dy arinj te tjere.
Top Channel