Qyteti anglez i Southampton, i njohur si pikenisja e anijes “Titanic”, sot permendet ne mediat boterore per nje tjeter ngjarje jo shume te zakonte.
Per te luftuar krimin, autoritetet e qytetit me 220 mije banore, do vendosin ne disa pjese te qytetit foto gjigande te njerezve te kerkuar. “Duke vepruar ne kete menyre, kemi besim tek bashkepunimi i banoreve te qytetit per te luftuar krimin e organizuar”, shprehet inspektori i policise, Alison Scott.
Per momentin, nje imazh eshte vendosur ne “Bargate Monument”, porta hyrese e qytetit dhe ajo do qendroje aty derisa njerezit te kontribuojne per kapjen e kriminelit.
Fotot projektohen fale nje prozhektori, kostoja e te cilit eshte 3 mije sterlina. Nderkohe, qytetet e tjera te Anglise jane ne pritje te rezultateve qe mund te jape kjo inisiative per te ndjekur te njejtin shembull.
Top Channel