Serfistja me nje dore po mahnit boten

28/01/2010 16:10

Eshte 19 vjec dhe ka lndur ne Hawaii, aty ku dallget i bejne serfistet te enderrojne.

Bethany Hamilton e praktikon kete sport prej vitesh, por ndryshe nga shume te apasionuar te tjere, ajo eshte e vecante, pasi vazhdon te ndjeke endrren edhe pse i mungon nje dore. Ne moshen 13 vjecare, Bethany u sulmua nga nje peshkaqen tiger, duke humbur krahun e saj, por kjo ngjarje tronditese nuk ndikoi aspak ne vazhdimin e jetes normale.

Ne vitin 2005 ajo mori pjese ne kampionatin kombetar, ndersa ne 2008-en u rendit e treta ne kamionatin e profesionisteve. Beth ka publikuar edhe nje liber autobiografik me titullin “Soul Surfer” qe pati nje sukses te madh. Libri u pasua nga nje film, ne te cilin Anna Sophia Robb luan ne rolin e Beth.

“Cfare duhet te bej? Te falenderoj peshkaqenin qe me beri te famshme? Nuk jam krenare per filmin as per faktin se me kerkojne te pozoj per nje linje veshjesh. Jam e lumtur qe po jetoj jeten time ne maksimum”, shprehet adoleshentja.

Ne vijim ajo shton se te gjithe ata qe perjetojne te njejten eksperience, duhet ta mposhtin urrejtjen dhe te vendosin ne plan te pare energjine pozitive. “Doja vetem te beja serf dhe do ta beja edhe me nje kembe, madje nese nuk do te kisha pasur kembe do gjeja menyren te beja vetem me krahe”, perfundon 19 vjecarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA