Obama do bllokoje projektet per ne Hene

28/01/2010 17:45

SHBA dukej nje hap larg rikthimit ne Hene, por administrata Obama eshte dorezuar para presionit te buxhetit te paket qe NASA duhet te menaxhoje gjate viteve ne vazhdim.

Presidenti nuk mendon te hape portofolin per projektet e kushtueshme te satelitit tone natyror gjate prezantimit te buxhetit per hapesiren. Lajmin e ben te ditur gazeta “Orlando Sentinel”, sipas se ciles, Shtepia e Bardhe do ta orientoje NASA-n ne projekte te lidhura me shkencen e Tokes, mbi te gjitha per ndryshimet klimaterike.

Sipas nje burimi anonim, projektet per studimin e hollesishem te sistemit diellor, jane projekte afatgjata. “Houston kemi nje problem” komenton “Foxnews”, duke analizuar terheqjen nga projekti per te zbritur serish ne Hene. Gjithesesi, fjala e fundit i takon presidentit Obama dhe per kete duhet pritur dita e hene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA