Kryetari i komisionit per hapjen e dosjeve ne Maqedoni, Shpend Vinca ka deklaruar se asnje nga politikanet e vendit ka rezultuar bashkepunetor i sherbimeve sekrete.

Sipas Vinces, ky rezultat ka ardhur pas verifikimit te grupit te pare te dosjeve qe jane dorezuar nga politikanet e vendit.

Keshtu, kane rezultuar te paster presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, koordinatoret e grupeve parlamentare dhe nenkryetaret e qeverise.

“Pasi jane verifikuar te gjitha dosjet eshte vertetuar se te gjithe keta zyrtare plotesojne kushtet per kryerjen e funksioneve te tyre”, ka pohuar Vinca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA