
Miep Gies, e mbijetuara e fundit e grupit qe ndihmoi Anne Frank dhe familjen e saj nga nazistet, ka vdekur ne Holande ne moshen 100- vjecare.
Ajo dhe punonjes te tjere te babait te Anne Frank, Otto, furnizuan familjen me ushqim gjate kohes qe qendruan te fshehur ne nje aneks sekret ne nje ndertese te Amsterdamit.
Ditari i Anne, ku pershkruhet jeta e familjes se saj ne fshehje, eshte nje nga kujtimet me te famshme te Holokaustit. Ai u gjet nga zonja Gies, e cila e mbajti te sigurte deri pas luftes.
Gies nderroi jete ne nje klinike mjekesore, ku ishte shtruar pak para Krishtlindjeve per shkak te demtimeve te marra nga nje rrezim.
Vitin e kaluar, kur ajo festoi 100 vjetorin, Gies minimizoi rolin e luajtur prej saj, duke nenvizuar se ka te tjere qe bene me shume per te mbrojtur hebrenjte ne Holande.
Ajo dhe njerezit e saj strehuan Anne dhe shtate persona te tjere per dy vjet, nga 1942 ne 1944. Kur familja u gjet nga autoritetet, ata u debuan dhe Anne vdiq nga tifoja ne kampin gjerman te perqendrimit Bergen-Belsen.
Top Channel