Sarah Palin nis karrieren televizive

12/01/2010 11:00

Ish-guvernatorja e Alaskes, Sarah Palin ka nenshkruar nje kontrate per te qene kontribuese ne kanalin televiziv amerikan Fox News.

Palin, e cila garoi per postin e zevendespresidentes ne vitin 2008, u terhoq nga posti i guvernatores ne korrik te vitit 2009.

Fox News ka deklaruar se edhe pse Palin nuk do te kete nje program te sajin, ajo do te shfaqet rregullisht ne kete televizion si pjese e nje marreveshjeje disavjecare.

Lajmi eshte konfirmuar edhe nga avokatet e Palin, por nuk jane dhene detaje financiare mbi marreveshjen e nenshkruar.

“Jam e emocionuar qe do t’i bashkohem nje grupi kaq te talentuar si ai i Fox News. Eshte e mrekullueshme te jesh pjese e nje kanali me kaq shume vlera dhe lajme te balancuara”, ka deklaruar Palin.

Ndersa nendrejtori i sektorit te programacionit ne Fox News, Bill Shine ka deklaruar se, zonja Palin ka magjepsur te gjithe ne te dy krahet e spektrit politik.

Top Channel