Berthamoret, Peniani: Gati per bisedime

12/01/2010 10:45

Koreja e Veriut ka kerkuar terheqjen e sanksioneve dhe eshte shprehur e gatshme per te rifilluar bisedimet 6 paleshe mbi ceshtjen berthamore.

Lajmin e ka bere te ditur ambasadori koreano-verior ne Kine, Choe Jin Su, gjate nje takimi me shtypin ne Pekin.

Peniani synon gjithashtu te zhvilloje bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe Kinen, per te zevendesuar marreveshjen per pezullimin e Luftes se Korese ne vitet 1950-53 me nje traktat paqeje.

Top Channel