Temperaturat e uleta paralizojne Europen veriore
10/01/2010 13:50
Moti i keq ngrin veriun e Europes ku nja mase temperaturash polare ka pushtuar disa vende.
Veriu i Gjermanise eshte paralizuar pas reshjeve te medha te debores qe kane rene gjate 24 oreve te fundit. Mijera njerez kane kaluar naten ne makine pasi e kane pare veten te bllokuar.
Probleme jane shenuar edhe ne Frankfurt ku dhjetra fluturime jane anuluar, ndersa mengjesin e sotem eshte mbyllur edhe aeroporti i Gjeneves ne Zvicer. Motin e keq po e vuan edhe Anglia, Danimarka, Suedia e Norvegjia ku temperaturat kane zbritur deri ne -41 grade.
Top Channel