Kaliforni, termeti alarmon Sakramenton

10/01/2010 10:55

Momente paniku ne Kaliforni ku nje termet 6.5 grade i shkalles Rihter ka tronditur shtetin perendimor amerikan.

Epiqendra e sizmes eshte regjistruar 35 km ne perendim ne Ferndale dhe 360 km ne veriperendim te qytetit te Sakramentos. Sipas mediave lokale, ne qytezen Ferndale jane shkaktuar deme materiale por per momentin nuk ka asnje te plagosur.

Termeti ndodhi ne oren 16:27 me oren lokale dhe pas tij jane shenuar lekundje te tjera me magnitude me te vogel. Kalifornia eshte nje nga vendet me te rrezikuar te planetit, pasi ne afersi te shtetit, disa kilimetra nga bregu i oqeanit, ndodhen dy pllakat e bashkuara tektonike te kores se Tokes, te cilat mund te shkaktojne termete me pasoja te pamenduara ndonjehere.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA