Izraeli reagon ashper ndaj SHBA-se
10/01/2010 09:15
Ndryshimi i kursit te administrates Obama per ceshtjen e Lindjes se Mesme ka irrituar Jeruzalemin zyrtar.
Pak dite me pare, i derguari amerikan per kete ceshtje, George Mitchell la te kuptohej se ndaj shtetit hebre mund te kete sanksione per t’u bere presion politikaneve te rinisin negociatat e paqes me palestinezet.
“Ne baze te ligjeve nderkombetare SHBA mund te terhiqet nga mbeshtetja dhe huate ndaj Izraelit”, tha Mitchell. Nepermjet zyres se shtypit te kryeministrit Benxhamin Netanjahu, Izraeli rithekson qendrimin e patundur per ceshtjen e negociatave te paqes me palestinezet.
Top Channel