Mbi 150 fluturime nga aeroporti me i madh i Gjermanise, ai i Frankfurtit, jane anuluar per shkak te reshjeve te vazhdueshme te debores.
Shume pasagjere mbeten te bllokuar ne aeroport, ne pritje qe borepastrueset te hiqnin akullin nga pistat e avioneve. Ne Nuremberg, nje avion doli nga pista per shkak te akullit.
Nje mot i akullt pritet te perfshije se shpejti vendin dhe qytetaret jane lajmeruar qe te qendrojne ne shtepi dhe te sigurojne sa me shpejt rezerva ushqimore per te pakten kater dite.
Shume vende te tjera ne Evrope jane perfshire gjithashtu nga moti i keq. Rreth 140 persona kane vdekur nga i ftohti ne javet e fundit ne Poloni dhe Zvicer, ku reshjet e dendura te debores kane penguar qarkullimin e kamioneve ne tunelet e Alpeve.
Nderkohe, edhe sherbimi hekurudhor i trenit “Eurostar”, mes Frances dhe Britanise, pritet te kufizoje sherbimin. Pasagjereve u eshte bere thirrje te anulojne ose shtyjne udhetimet e tyre.
Top Channel